Një skemë mashtrimi nga një call center në Rrugën e Zallit është zbuluar, duke vënë në pranga 2 administratorë, e ndërsa 2 të tjerë janë vënë në kërkim. Në pranga kanë rënë B. K., 27 vjeç, dhe M. K., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, e ndërsa në kërkim janë J. K., 51 vjeçe, dhe E. K., 32 vjeç.
Mësohet se këto 4 persona kishin në administrim një call center në Rrugën e Zallit, në të cilin ishin të punësuar rreth 60 punonjës. Ato telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit i bindnin që të investonin në bursën fiktive Forex.




