Kjo bisedë telefonike është bërë në dy sfonde: ShBA-ja po përballon gjendjen serioze epidemike, ndërsa disa politikanë amerikanë e kanë politizuar parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, duke përbaltur Kinën, gjë që ka dëmtuar përpjekjet e bashkëpunimit Kinë-ShBA kundër epidemisë dhe ka sjellë pengesa të shumta për marrëdhëniet kino-amerikane dhe parandalimin e epidemisë të botës, shkruan Radio e Jashtme e Kines..
Në një sfond të tillë, kjo bisedë telefonike ka rëndësi të veçantë, si edhe është një reagim për thirrjen e samitit të posaçëm të G20-s për shtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në bisedë, Xi, duke iu përgjigjur pyetjeve të Trumpit, paraqiti hollësisht masat e Kinës kundër epidemisë, duke u shprehur që Kina e kupton gjendjen e vështirë të ShBA-së dhe është e gatshme të ndajë të gjitha përvojat e informacionet dhe të ofrojë mbështetje brenda mundësive.
“Populli kinez shpreson sinqerisht që ShBA-ja ta kontrollojë sa më parë përhapjen e epidemisë dhe të pakësojë dëmet ndaj popullit amerikan,” ka thënë Xi.
CRI shkruan se gjatë bisedës, Trumpi i vlerësoi mendimet dhe propozimet e Xi Jinping-ut në samitin e G20-s dhe u shpreh që do t’u kushtojë vëmendje nga afër punëve përkatëse, për të garantuar që të dyja vendet të mënjanojnë mosmarrëveshjet dhe të fokusohen te lufta kundër epidemisë. Ai e falënderoi Kinën për materialet mjekësore dhe u shpreh që ShBA-ja do të mbrojë mirë shtetasit kinezë dhe studentët kinezë në ShBA.
Këto fjalë janë pozitive dhe njerëzit po presin që ShBA-ja të marrë veprime të shpejta konkrete për të zhdukur “virusin politik” dhe për të krijuar kushte të mira për luftën e përbashkët kundër epidemisë, vijon shkrimin Radio e Jashtme e Kines. /oranews