Inter Miami ka pësuar humbje pas dy muajve që kishin vetëm fitore dhe barazime.
Atlanta United ka arritur fitore spektakolare ndaj Inter Miamit me rezultat 5-2.
Por deri te humbja Inter Miami erdhi pasi shtatë herë futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi nuk u paraqit në këtë ndeshje shkaku i një lëndimi muskulor.
E pas ndeshjes, Atlanta United ka bërë shaka në rrjetet sociale me Inter Miamin dhe me mungesën e Lionel Messit në sfidën e mbrëmshme.
“I thoni atyre që të sjellin të gjithë skuadrën herën tjetër”, ka shkruar Atlanta në rrjetet sociale duke iu referuar mungesës së Lionel Messit.
Vetëm disa javë më parë në Kupën e Ligës, Inter Miami me Leo Messin në skuadër kishte mposhtur Atlantan me rezultat të thellë 4-0 me argjentinasin që shënoi dy gola.