Atalanta e shet sulmuesin kolumbian te Torino

Atalanta dhe Torino kanë arritur marrëveshjen për transferimin në klubin “granata” të sulmuesit Duvan Zapata. Sulmuesi kolumbian, pas hoqi të gjitha dyshimet, e ka pranuar kalimin në Torino, ku rreth orës 13:00 të kësaj të premteje do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Klubi bergamask do të përfitojë nga kjo lëvizje 8 milionë euro plus dy milionë në formë bonusesh.

Sulmuesi i Atalantas ndodhet aktualisht në Torino ku është filmuar nga “Sky Sport Italia”, teksa hyn në zyrat e presidentit Urbano Cairo.

Atalanta e zëvendësuar kolumbianin me Emil Holm, të cilin e ka marrë në formë huazimi me opsion blerjeje nga Spezia.