Rusia ka fundosur disa anije në urën e Krimesë – duke përdorur atë që analistët e quajnë “strategjinë e vjetër 200-vjeçare”, për t’u mbrojtur nga kërcënimet e reja të dronëve ujor të ukrainasve.
Imazhet satelitore që i ka siguruar Sky News tregojnë gjashtë objekte të vogla që shfaqen në afërsi të urës së Krimesë.
Ura është e vetmja rrugë lidhëse mes gadishullit të Krimesë dhe Rusisë – që ishte cak i shpeshtë i sulmeve që nga fillimi i luftës.
GUR-i ukrainas më herët ka njoftuar sesi Rusia planifikon “të fundosë të paktën gjashtë anije” në afërsi të urës për të krijuar një lloj mbrojtje para saj.
Ukrainasit gjithashtu kanë njoftuar në Telegram se rusët planifikojnë “të vendosin barriera mes anijeve të fundosura për të mbrojtur urën nga dëmet e mundshme”.




