Presidenti i FA spanjolle (RFEF) Luis Rubiales mund të ndiqet penalisht për sulm seksual pasi puthi Jenni Hermoso pas finales së Kupës së Botës.
Prokurorët spanjollë kanë hapur një hetim paraprak për të përcaktuar nëse Rubiales kreu apo jo sulm seksual kur puthi Jenni Hermoso.
Sulmuesi spanjoll tha se ajo nuk i dha pëlqimin presidentit të RFEF për t’i puthur buzët e saj gjatë prezantimit të trofeut pas fitores së Spanjës ndaj Anglisë në finalen e Kupës së Botës. Hermoso pretendoi se Rubiales dhe RFEF i bënë presion asaj dhe familjes së saj për të justifikuar publikisht sjelljen e presidentit.
Prokuroria thotë se ka nisur hetimet për shkak se “akti seksual nuk është miratuar”. Në një deklaratë thuhej: “Prokurorët nga gjykata kombëtare kanë hapur një hetim paraprak për të shqyrtuar faktet, të cilat mund të përbëjnë një vepër të sulmit seksual”.
Deklarata tregoi gjithashtu se gjykata do t’i ofronte Hermoso një shans për të ngritur një padi.
Të premten Rubiales mbajti një konferencë për shtyp në të cilën u zotua të mos jepte dorëheqjen, por disa orë më vonë u pezullua nga të gjitha aktivitetet futbollistike për 90 ditë nga FIFA.
Organi drejtues i futbollit urdhëroi Rubiales dhe RFEF të mos kontaktojnë Hermoso pasi ky i fundit e kërcënoi lojtarin me veprime ligjore. Qeveria spanjolle i ka kërkuar Tribunalit Sportiv të Spanjës (TAD) të pezullojë Rubiales.