Rajoni i Xinjiangut ka njohir vitet e fundit një zhvillim të vrullshëm . Ky rajon kryeson vendin në mekanizmin bujqësor dhe ujitje efikase për ruajtjen e ujit si dhe është bërë baza më e madhe e Kinës për prodhimin e pambukut,
PBB-ja rajonale e Xinjiang-ut u shtua nga 1.23 miliardë juanë (184 milionë dollarë) në vitin 1955 në 1.4 trilionë juanë në vitin 2020. Deri në fund të 2020-s, 2.7 milionë banorë të fshatit dolën prej varfërisë së skajme. Të ardhurat për frymë të banorëve të fshatit ishin 13 052 juanë në vitin 2020, 10.8 për qind më shumë se në vitin 2012.
Në Xinjiang ka mbi 50 pakica kombëtare dhe gjuhët ujgure, mongole, kazake, kirgize dhe xibe janë më të përdorurat.
Disa trashëgimi kulturore dhe tradita ujgure janë jo vetëm pjesë e trashëgimisë kombëtare, por edhe në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, me mbështetjen e qeverisë kineze.
Presidenti kinez Xi Jinping kërkoi kuptimin me vendosmëri të pozicionimit strategjik të Xinjiangut në situatën e përgjithshme kombëtare dhe ndërtimin e një Xinjiangu të bukur në vazhdën e procesit të modernizimit kinez
Ai kërkoi përpjekje të plota, të përpikta, konkrete dhe të qëndrueshme për të zhvilluar një Xinjiang të bukur, i cili është i bashkuar, harmonik, i begatë dhe i avancuar kulturalisht, me ekosisteme të shëndetshme dhe njerëz që jetojnë dhe punojnë të kënaqur, duke ndjekur procesin e modernizimit kinez citon CMG.
Përpjekjet duhet të bëhen jo vetëm për të adresuar problemet kryesore që aktualisht kufizojnë zhvillimin dhe stabilitetin e Xinjiangut, por gjithashtu edhe për planet afatgjata në promovimin e punës themelore, bazë dhe afatgjatë për prosperitetin dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon, tha ai
Xi ishte në Xinjiang pas kthimit në Kinë nga Samiti i 15-të i BRICS-it dhe një vizite shtetërore në Afrikën e Jugut.




