Chelsea në bisedime me Arsenalin për Folarin Balogun

Chelsea është në bisedime me rivalët lokal, Arsenalin, për transferimin e sulmuesit Folarin Balogun.

Reprezentuesi amerikan është në shitje në Arsenal dhe ka tërhequr interes nga Monaco, Interi, Tottenhami dhe Fulhami.

Por, 55 milionë eurot e kërkuara nga Arsenali për Balogun i kanë larguar të gjithë klubet e interesuara.

Sipas Daily Mail, Chelsea tani është në kontakt me Arsenalin për Balogun pasi ata kërkojnë mbulim për të dëmtuarin Christopher Nkunku.

Nga ana e tyre, Fulham janë në kontakt, por nuk do të shkojnë më shumë se 40 milionë euro.

Saga e Balogun pritet të zgjasë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.