Lionel Messi po vazhdon shkëlqimin në futbollin amerikan pas transferimit te Interit Miami.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur një tjetër fitore me skuadrën e tij 1-4 në udhëtim te Philadelphia Union.
36-vjeçari ka realizuar nëntë gola në vetëm gjashtë ndeshje duke treguar formë të jashtëzakonshme.
Por në një moment gjatë ndeshjes, Messin e tradhtuan nervat dhe u kacafyt me kundërshtarin Jose Martinez.
Mesfushori i vendasve bëri një ndërhyrje aspak sportive ndaj Allen dhe kjo nuk i pëlqeu Messit që pati përplasje me mesfushorin e skuadrës mysafire.
Në rrjetet sociale po konsiderohet si një akt lideri nga Messi i cili si një kapiten i vërtetë po i mbron edhe bashkëlojtarët e tij.