Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe drejtues i Gostivarit, Arben Taravari, ka përshëndetur emërtimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair. Në një prononcim për gazetën LAJM, Taravari tha se, edhe në Gostivar ka pas iniciativë për ndryshimin e emrave të rrugëve, por këto nisma kanë dështuar për shkak se nuk janë mbështetur nga këshilltarët e bashkësive jo shumicë.
“Emërtimin e rrugës Adem Demaçi e përshëndet dhe uroj që në sa më shumë komuna të kemi ndryshim të emrave të rrugëve. Edhe në Gostivar e kemi ngritur këtë iniciativë, por nuk i’a kemi dal për shkak të “Badenterit”. Uroj dhe shpresoj që në të ardhmen edhe në të ndryshojmë emrat e disa rrugëve nëpër qytetin e Gostivarit”, tha Taravari për gazetën LAJM.