Hajdari për “KlanKosova: Reagimet e Pendarovskit e Kovacevski në një linjë me Vuçiqin – histerike, antishqiptare

Analisti politik dhe botuesi i gazetes Lajm dhe Lajm tv nga Shkupi Fejzi Hajdari në një prononcim për “KlanKosova” reagimet e presidentit dhe kryeministrit maqedonas lidhur me vizitën e kryeministrit Albin Kurit ne Shkup e Tetovë, i ka cilësuar si histeri e koordinuar edhe me Beogradin kunder shqiptareve. Sipas tij, reagmet e ketilla te lidershipit maqedonas pozite-opozite si dhe presidentit dhe kryeministrit, t’i kujtojne fushatat antishqiptare gjate komunizmit.

“Maqedoninë, rrebeshëm dhe në mënyrë histerike, por të koordinuar mes presidentit dhe kryeministrit, e trazoi kujdesi që shfaqi kryeministrit Albin Kurti per shqiptaret e Maqedonise se Veriut (MV) dhe sidomos deklarata e tij se Maqedonia e Veriut duhet te bashkepunoj ngushte me Shqiperine, Kosoven e Bullgarine, kunder ndikimit te Serbise ne MV. E dini se vetem Serbia ende s’ka aplikuar sanksione kunder Rusisë agresore. Kjo eshte arsyeja e vetme qe presidenti Pendarovski, kryeministri Kovaçevski, ministri i Jashtem Osmani dhe Vuciqi nga Beogradi, pak a shume ishin në një linjë sa i përket vizites se Kurtit (akuzave kryesisht ndaj Kurtit) respektivisht, sic u shprehen ata, “ikinografisë per Shqiperine e Madhe(!)”. Por më besoni se s’ka lidhje ikonografia e protestuesve shqiptarë, por deklarata e Albinit.
Reagimet e krereve shteterorë maqedonas ma perkujtojne periudhen komuniste kur maqedonasit, sikurse sot, kur ishin ne pyetje shqiptarët reagonin ashper kunder tyre duke i akuzuar shqiptaret pa argumente per çeshtje më banale. Paramendoni presidenti, kryeministri e ministri i Jashtem Osmani, asnjehere deri tani nuk kane reaguar ndaj maqedonasve kur ne stadiumin e Shkupit, por edhe ne qender te Shkupi, tifozeria maqedonase “Komiti” me kerkesa raciste-fashiste, kerkonin: “Dhoma gazi per shqiptarët”, “Vetem shqiptari i vdekur eshte shqiptar i mire” etj.etj. Pra, me kete po konstatojme se ne kete shtet te brishtë, qytetaret e te cilit kane vetem 2% besueshmeri ne gjyqesor dhe institucionet tjera vitale, per 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë sa i perket raporteve ndetetnike. Vazhdon diskriminimi dhe fushata histerike antishqiptare nga institucinet me te larta shteterore. Serbë e maqedonas, behen bashkë brenda 2 oreve, kur duhet t’i akuzojne shqiptaret. Partite politike shqiptare ne qeveri, asnje fjale goje s’e thone, duke mos dashur t’i prishin interesat e ngushta te biznesit me partneret maqedonas ne qeveri”, tha analisti nga Shkupi Fejzi Hajdari, per “KlanKosova”.