Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Hilal thuhet ka mbetur i befasuar pas vendimit të Romelu Lukakut për të refuzuar ofertat e shumta teksa ai pret kalimin te Juventusi.
Bisedimet mes Chelseat dhe Bianconerëve arritën një pikë pengese dje pasi u shfaqën raporte se skuadra angleze kishte vendosur të hiqte dorë nga ideja e nënshkrimit të Dusan Vlahovic në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi, të pakënaqur me hendekun prej 20 milionë eurosh në vlerësim.
Pavarësisht kësaj, Juventusi është ende i interesuar për nënshkrimin e Lukakut këtë verë, edhe nëse tifozët i bënë të qarta ndjenjat e tyre pas ndeshjes miqësore me skuadrën e Juventus Next Gen, ku protestuan kundër nënshkrimit të sulmuesit belg.
Mediumi Corriere dello Sport detajon sot se si Al-Hilal mbetën të befasuar nga refuzimi i qartë i Lukakut për dy ofertat e tyre, njëra prej të cilave u dërgua në mes të korrikut dhe tjetra në fillim të gushtit.




