Në Bogorodicë dhe Tabanovcë pritet deri në një orë për dalje nga vendi

Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe “Tabanovcë”, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth një orë. Në pikat e tjera kufitare nga pala maqedonase nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.

Siç informon AMSM, qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, ku intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është mesatar.