Një burrë sulmon seksualisht një grua në Gjilan

Një burrë dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua në Gjilan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.