Adelina Ismaili me dedikim emocional ndaj partnerit: Edhe njëqind herë të jetoj, prapë e jotja do të isha

Adelina Ismaili, vazhdon të shijojë dashurinë e saj me partnerin tash e 13 vite.

Ata kanë edhe një djalë, dhe vazhdojnë të komentohen lidhur me raportet e tyre, shkruan lajmi.net.

Së fundi, nga ana e këngëtares është bërë një dedikim në rrjete sociale, për partnerin e saj.

Ajo thekson se po të jetonte edhe njëqind herë sërish do të ishte e tij, do ta zgjidhte atë për partner.

“I bukuri im. Edhe njëqind herë të jetoj, prapë e jotja do të isha”, nis postimi i Ismailit.

Ndryshe, diva shqiptare, ka kohë prej kur është distancuar nga muzika.