Cardi B nuk do të përballet me akuza për incidentin në koncert, e cila e gjuajti me mikrofon një fanse për shkak se i hodhi pije gjatë performancës.
“Këtë pasdite u njoftuam nga Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas, se si rezultat i hetimit të tyre, nuk do të ketë asnjë akuzë ndaj Cardi B”, thanë avokatët e reperes së “Bodak Yellow”, Drew Findling, David Chesnoff dhe Richard Schonfeld.
“Në emër të Cardit, ne vlerësojmë zgjidhjen e zellshme dhe të shpejtë të Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegasit për këtë çështje”.

Hetimi vjen gati një javë pasi 30 vjeçaren e gjuajtën me një pije gjatë performancës së saj në Las Vegas.
Pas një momenti tronditjeje, fituesja e ‘Grammy’ hodhi mikrofonin drejt fanses, sipas një video virale të shpërndarë të dielën në TikTok.






