Sonte koncert madhështor në sheshin ILIRIA në Tetovë, përformon Shkumbin Ismaili, Elita Ziberi, Objective dhe Këpurdhat

Vera Tetovare nën organizim të komunës së Tetovës me moton “Festojmë në Vendlindje” sonte me 3 gusht (E enjte), fillon me netët shqiptare, ku do të performojë këngëtari i mirënjohur Shkumbin Ismaili, këngëtarja Elita Ziberi, si dhe grupi Objective dhe grupi Këpurdhat.

Përndryshe, të premten, me 4 gusht, në Sheshin ILIRIA do të jetë nata e fundit e Verës Tetovare, ku do të performojnë SHKA “Xheladin Zeqiri”, SHKA “Agimi” Prizren, SHKA “Dibra e Madhe” – Dibër, Vëllezërit Sejdiu, si dhe tenori Kastriot Tusha.