Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe gruaja e tij Sophie Gregoire-Trudeau kanë njoftuar se po ndahen pas 18 vjetësh martesë.
Trudeau, 51-vjeçar, tha në një postim në Instagram se vendimi u mor pas “shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira”.
Kryeministri kanadez dhe ish-modelja dhe njëherësh prezantuesja televizive, 48-vjeçare, u martuan në fund të majit 2005 dhe kanë tre fëmijë, Xavierin 15 vjeç, Ella-Grace, 14 vjeçe dhe Hadrienin nëntë vjeç.
“Unë dhe Sophie dëshirojmë të ndajmë faktin se pas shumë bisedave të vështira, ne kemi marrë vendimin për t’u ndarë”, tha ai.
“Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe vazhdojmë të ndërtojmë”.