Skuadra shqiptare, Partizani është kualifikuar në rrethin e tretë të UEFA Conference League.
Partizani në “Air Albania” mposhti 4 me 1 (5-1 rezultati i përgjithshëm) skuadrën nga Andorra, Ateltic Escaldes, shkruan Lajmi.net
Klubi shqiptar qysh në pjesën e parë e siguroi fitoren me dy golat e shënuar nga Tedi Cara në minutat 28’të dhe 45’të.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe tri gola të tjerë.
Fillimisht shënoi Rrapaj për 3 me 0, pastaj mysafirët shënuan për 3 me 1 me anë të Piloto. Dhe golin e fundit e shënoi Eros Grezda në minutat e fundit të ndeshjes.
Partizani me këtë fitore siguron kualifikimin për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, kurse në atë raund do të luaj ndaj Valmeira, skuadra nga Letonia./Lajmi.net/




