Futbollisti i Kombëtares së Senegalit, Sadio Mane është larguar përfundimisht nga Bayern Munich.
Mane karrierën e tij të futbollistit do ta vazhdoj në Arabinë Saudite te skuadra e Al Nassr, shkruan Lajmi.net
Ish-lojtari i Liverpoolit te klubi arab si bashkëlojtarë do t’i ketë yjet, si: Cristiano Ronaldo, Seko Fofana, Marcelo Brozovic dhe Alex Telles.
Kujtojmë që Mane ishte larguar nga “The Reds” dhe ishte transferuar në Bayern Munich por nuk arriti ta gjente vetën në Bundesligan gjermane.




