Shkupi humb 0-2 nga PFC Levski Sofia

Ka mbaruar 0-2 ndeshja mes FC Shkupit dhe PFC Levski Sofia në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, e vlefshme për xhiron e dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës. Shënues i golit të parë për mysafirët nga Bullgaria ishte braziliani Welton në minutën e 31-të, ndërsa shënuesi i golit të dytë në minutën e 94-të ishte Ronaldo. Shkupi humbi shumë raste të pastra për shënim, ndërsa Levski me shumë më pak raste arrit të shënojë të paktën dy gola, një në pjesën e parë dhe tjetrin në përfundim të ndeshjes. Para fillimit të ndeshjes, policia ndaloi nëntë tifozë bullgarë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.