Al Hilal po kërkon trajner, vendos për 35-vjeçarin nga Gjermania

Skuadra nga Arabia Saudite, Al Hilal është në kërkim të një trajneri të ri.

Pas shumtë tentimeve për disa trajnerë nga Europa, duket se skuadra arabe tashmë ka “ngulur” sytë drejt RB Salzburg, për t’ia marrë trajnerin, Matthias Jaissle, shkruan Lajmi.net

35-vjeçari ka kontratë me ekipin nga Bundesliga e Austrisë deri në vitin 2025.

Si trajner, Jaissle filloi në vitin 2019 dhe ishte te ekipi Salzburg në grupmoshat e reja U18, më pas në vitin 2021 u emërua trajner i FC Liefering, kurse pak muaj më vonë, mori stolin e Salzburgut.

Kujtojmë që Al Hilal deri tani ka transferuar yje, si Ruben Neves, Sergej Milinkovic-Savic, Koulibalu dhe Malcom./Lajmi.net/