Pendarovski: Procesi i Berlinit ka procese të padiskutueshme strukturore në raport me Ballkanin e Hapur

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, ndodhet për një vizitë pune njëditore në Shqipëri, në bashkitë Pustec dhe Pogradec. Pendarovskin në Pustec e pritën kolegu i tij shqiptar Bajram Begaj dhe kryetari i komunës Pali Kolefski.

Në një prononcim për media, ai ka folur për nismën “Ballkani i Hapur”, duke theksuar se mangësi është se deri më tani në të janë vetëm tre shtete. Sipas tij, Open Balkan, që nga fillimi e deri më sot, synohet të jetë një nga iniciativat e shumta rajonale për zonën e Ballkanit Perëndimor.

“Janë mbi 50 nisma rajonale në gjithë këto vite që ekzistojnë dhe i shërbejnë lidhjes së popujve dhe krijimit të kushteve për një jetë më të mirë. Ballkani i Hapur ishte një nga ato nisma. Shpresoj se do të vazhdojë të ekzistojë në një format të caktuar, por ajo që është e padiskutueshme dhe duhet të jetë e qartë për të gjithë jo vetëm në Bruksel, por në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, nisma kryesore “ombrellë” është Procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit ka procese strukturore të padiskutueshme në raport me Ballkanin e hapur. Kryesorja është se të gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor janë anëtare të Procesit të Berlinit dhe vetëm tre janë në Ballkanin e Hapur deri më tani dhe kjo është një mangësi e madhe e Ballkanit të Hapur”, tha Pendarovski.

Ndërsa Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se nëse është një iniciativë ekonomike ku përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor dhe lehtëson procedurat burokratike, lehtëson lëvizjen e mallrave dhe njerëzve, padyshim si çdo iniciativë tjetër rajonale, janë të mira. Por ai theksoi se në fund ekzekutiv politik vendos për vazhdimin e një iniciative ose jo.