Mbrëmjen e kaluar, ylli botëror, Jean Claude Van Damme, ka qëndruar në Kosovë.
Ai ishte në ambientet e qendrës Prishtina Mall për të promovuar markën e orëve, ‘Helfer’ nga Zvicra, shkruan lajmi.net.

Ylli i filmave aksion mori më së shumti vëmendje me një varëse ari në qafë, në të cilën mbante simbolin e shqiponjës.
Kjo mbase duket t’i jetë bërë dhuratë, ndonëse ka shumë miq shqiptarë dhe se ruan raporte të mira me ta.

Gjithashtu, aktori mbrëmë u takua edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.




