Futbollisti i Kombëtares së Senegalit, Sadio Mane është në kërkim të një skuadre të re.
Duket se futbollisti e do me çdo kusht largimin nga Bayern Munich dhe tashmë ka nisur negociatat me klubin nga Arabia Saudite, Al Nassr, shkruan Lajmi.net
31-vjeçari para disa dite ishte në bisedime me Al-Ahli, por duket se më shumë preferon që si bashkëlojtar ta ketë Cristiano Ronaldon dhe Marcelo Brozovic.
Mane te Bayerni ishte transferuar gjatë sezonit të kaluar për 32 milionë euro, por nuk arriti ta tregonte vetën në ekipin “Bavarez”.
Tani vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” shkon vetëm 25 milionë euro.