Presidenti i Francës, Emmanuel Macro, ka vlerësuar se vendimi i Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e drithit e Detit të Zi është një gabim i madh.
Macron ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur “ta bëjë armë ushqimin”, raporton Deutsche Welle, përcjell KlanKosova.tv.
Tërheqja e Putinit nga marrëveshja, sipas tij tregon se është fare e qartë që ai nuk angazhohet për të mirën e përgjithshme.
Si pasojë e këtij vendimi do të preken më së shumti vendet e Lindjes së Mesme, Afrika por edhe vendet aziatike që vareshin aq shumë nga marrëveshja.