Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning tha në një konferencë të rregullt shtypi të martën se sesioni i 53-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së miratoi së fundi rezolutën mbi “Kontributin e zhvillimit në gëzimin e të gjitha të drejtave të njeriut”, të paraqitur nga Kina dhe të bashkësponsorizuar nga 62 vende.
Sipas CMG-se, Mao Ning vuri në dukje se rezoluta ripohon se zhvillimi jep një kontribut të rëndësishëm në gëzimin e të gjitha të drejtave të njeriut dhe u bëri thirrje të gjitha palëve t’u përgjigjen me ide të reja sfidave të reja në zbatimin e Agjendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030 në periudhën pas rimëkëmbjes nga epidemia , duke forcuar partneritetin global për zhvillim të qëndrueshëm dhe duke shtuar në mënyrë efektive bashkëpunimin ndërkombëtar, për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut me zhvillimin me cilësi të lartë.
Zhvillimi është tema e përjetshme e shoqërisë njerëzore, tha Mao, duke theksuar se vetëm nëpërmjet zhvillimit më të mirë mund të promovohen dhe mbrohen më mirë të drejtat e njeriut.
“Kjo është hera e katërt që Këshilli i të Drejtave të Njeriut miraton një rezolutë me të njëjtin emër të paraqitur nga Kina, çka përbën kontributin e Kinës për zhvillimin e vazhdueshëm global dhe qeverisjen globale .