Zyrtare: Fofana transferohet në Arabinë Saudite te Al Nassr

Skuadra nga Arabia Saudite, Al Nassr ka nënshkruar me futbollistin e ri gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori nga Bregu i Fildisht, Seko Fofana është blerja më e re e klubit arab nga Lens, shkruan Lajmi.net

28-vjeçari ka qenë lojtar i Akademisë së Manchester Cityt. Kurse më parë ka luajtur edhe për Udinesen.

Sezonin e kaluar Seko Fofana me Lens ka zhvilluar 39 ndeshje, ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 6 asite.