Stresi është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.
Gjatë kësaj periudhe, ai kishte përmendur shumë ish gruan e tij, Keisin, shkruan lajmi.net.
Por, kjo histori duket se tashmë i takon të kaluarës, pasi reperi ka konfirmuar se është në një njohje të re.
Ai u pyet nga fansat se cila është arsyeja që kohëve të fundit ka qenë më serioz dhe nuk është parë në prani të femrave.
Stresi u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak se ka nisur një njohje të re që ja ka marrë fokusin.
“Jam duke u njohur me dikë dhe normal jam i fokusuar diku tjetër”, ka pranuar reperi.