Edhe sot në Itali ka pasur një rënie të lehtë të të prekurve dhe të viktimave nga koronavirusi. Gjatë ditës së sotme ka pasur 601 viktima dhe 3 780 të infektuar. Ndërsa dje numri i të vdekurve nga koronavirusi ka qenë 651, kurse pardje 793. Numri i të infektuarve dje ka qenë mbi 4 000 mijë, kurse pardje mbi 5 mijë. Por, nuk është rritur numri i të shëruarve që sot ka qenë vetëm 408 në 24 orë, gjithsej 7 432 deri më tani, ndërsa dje kanë qenë 952 të shëruar. Të shtruar në spital janë 20 692, plus 846 sot, ndërsa ata në terapi intensive janë 3 204, plus 195 sot. Në terapi shtëpiake janë 26 522, plus 2 739 sot. Ndërsa numri total i të shëruarave dhe aktualisht të të sëmurëve është 63 927.
Rajon-Botë Italia përjeton dy ditë pozitive, me rënie të vdekjeve nga Koronavirusi



