Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se personat që e lënduan në të kaluarën tani nuk janë në situatë të mirë.
Ai, me një postim në rrjetin social facebook, ka deklaruar se gjërat iu kthehen njerëzve edhe nëse ti nuk ua kthen, transmeton klankosova.tv.
“Gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për njerëzit që në të kaluarën më lënduan, më zhgënjyen, u përpoqën të më mashtronin”.
“Unë nuk jam shqetësuar kurrë për këtë, sepse kam qenë i bindur që nuk kam pse të hakmerrem me askënd. Karma ekziston!”, ka thënë Pacolli.
Ky reagim i tij vjen pas zhvillimeve të fundit ndaj shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, të cilës i janë publikuar biseda me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Kujtojmë që Kusari-Lila vite më parë ishte pjesë e AKR-së, partisë që e drejton Pacolli.




