Andi dhe Gresa krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “BBVK”.
Lidhja e tyre vazhdoi edhe jashtë por jo pa zhurmë, shkruan lajmi.net.
Ata së fundi duket se po kalojnë krizë në lidhjen e tyre.
Zhvillimi i befasishëm erdhi vetëm pak ditë pasi Andi publikoi një foto të përbashkët ku shkruante: Kështu na keni deri në pleqni.
Dyshja kanë fshirë fotot e përbashkëta si dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Sipas “Prive” mollë sherri u bënë pushimet e modeles në Ibiza dhe kjo është nga krizat më serioze që çifti kanë pasur deri tani.