Deputeti Zyba për përgjimet: Materialet u siguruan nga Radoijçiqi nga ata që kanë bërë biznes me të

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka reaguar në lidhje me publikimin e përgjimeve, ku përfshihet deputetja e kësaj partie, Mimoza Kusari.

Ai ka thënë se ata që janë kundër Vetëvendosjes, janë bërë bashkë përsëri, kundër shtetit.

Postimi i plotë:

Me materiale të Radoijçiqit, që i sigurojnë përmes tij, falë lidhjeve të afërta me të, ata që kanë bërë bashkë biznes e kanë formuar qeveri, bëhen përsëri bashkë. Tash kundër Vetëvendosjes!. Si deri tash kundër shtetit.