Tha se nuk e takon Kasamin, Qoku: Edi Rama e ka shpërfillur faktorin shqiptar

Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili tha se nuk e ka ftuar fare kreun e Besës, Bilall Kasami në takim.

“Deklarimi i KM të shqiptarëve (me kushtetutë) Edi Rama se .. as nuk e ka ftuar në takim liderin e L. Besa Billal Kasami, tregon shpërfilljen totale të faktorit shqiptar këtu në M. e Veriut, sikurse ka bërë gjithmonë. Ky njeri nuk lë asnjë rast të paraqitjes së tij në publik pa shpërfaqur cinizmin dhe snobizmin e tij ndaj më të dobëtit”, ka shkruar Qoku në rrjetin social Facebook.