Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj ka sjellur imazhe të tjera atraktive në llogarinë e saj të Instagramit.
Autorja e “Bad Rosita” pozoi nga makina, teksa dukej në formë të mrekullueshme.
Në imazhe, Rina shihet e veshur me një bluzë të gjelbër me të verdhë me mbishkrimin “Jamaica”.
Për t’u dukur edhe më atraktive, kënëgtarja u pa me një makijazh të thjeshtë dhe flokët e gjata të lëshuara sipër supeve.
Fansat e Rinës reaguan në forma të ndryshme në komentet e tyre, të cilat ishin kryesisht pozitive.
Rina ndërkohë po e shijon suksesin e këngës së re “Fullirante” që publikoi në maj të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.




