Bie ndjeshëm rubla ruse

Rebelimi i ndërprerë i fundjavës nga grupi mercenar Wagner nuk ka ndikuar vetëm në situatën e sigurisë në Rusi, por edhe në ekonomi.

Në tregtimin e hershëm të mëngjesit, rubla ra në nivelin më të ulët 15-mujor kundrejt dollarit amerikan, pasi tregjet iu përgjigjën paqëndrueshmërisë.

Deri në orën 04:15 GMT, rubla ishte 2.1% më e dobët ndaj dollarit – pika e saj më e dobët që nga fundi i marsit të vitit të kaluar./21Media