Gazetarja shkon te Fjolla Morina gjersa ishte live, “çartet” këngëtarja

Këngëtarja, Fjolla Morina ditëve të fundit ishte kryetemë e mediave.

Në disa postime në Instagram ajo akuzoi disa figura publike duke i ndërlidhur ata me zhdukjen e personit të lidhur me krimin në Shqipëri, Edi Rama, shkruan lajmi.net.

E sot, gazetarja e lajmi.net, gjersa këngëtarja Fjolla Morina ishte “live” në Instagram, ka shkuar në lokalin e saj në Emshir të Prishtinës.

Kjo nuk u prit mirë nga Morina, e cila mbylli derën në momentin që gazetarja i kërkoi intervistë.

Madje tha “se e ka kryer” me gazetarë. /Lajmi.net/