Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar edhe dy persona pozitiv në testin e virusit korona, me këtë numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 33.
“Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50-vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53-vjeç.”-thonë nga IKSHPK.