Kasami dhe Limani filluan “kampanjën” nga Manastiri?!

Zgjedhjet e parakohshme nuk duken larg. Të paktën këtë përshtypje e japin aktivitetet intenzive të partive politike në terren. Lëvizja BESA partia më e madhe opozitare shqiptare po shtrinë aktivitetin e saj në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Në kudër të këtyre aktiviteteve, krerë të lartë të kësaj partie kanë përuruar zyrat e reja në qytetin e Manastirit.

“Zyrat e Lëvizjes do jenë të hapura për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie apo etnike. Para të pranishmëve theksova rëndësinë dhe forcën e qytetit të Manastirit, si qytet i rëndësishëm dhe pikënisje e ndryshimeve kombëtare. Manastirit do t’ia rikthejmë vlerën e dikurshme! Shtëpia e Lëvizjes BESA është shtëpi e gjithë qytetarëve!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA të shpërndarë në rrjetet socale.