Zelensky: Ushtria jonë ka vrarë 21 000 ushtarë të ”Wagner”-it

21 000 ushtarë të grupimit paramilitar rus ”Wagner” janë vrarë nga forcat ukrainase, ndërsa mbi 80 000 prej tyre janë plagosur, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një intervistë për gazetën spanjolle ”El Mundo”.

“Wagner’-i ka dy kategori njerëzish: mercenarët profesionistë dhe ata të mobilizuar nga burgjet, që shërbejnë si mish për top”, deklaroi Zelensky.

”Trupat tona kanë vrarë 21 000 dhe plagosur 80 000 prej tyre. Lajmi i mirë është se ne kemi shkatërruar pjesën më të motivuar të forcave ruse”, theksoi presidenti ukrainas.