Pas tërmetit në Kroaci, Sabri Fejzullahu: Lutemi të mos ketë fatkeqësi atje

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur sot (e diel) nga një tërmet i fuqishëm, që ka shkaktuar dëme të mëdha në objekte, gjersa i ka detyruar banorët të dalin jashtë ndërtesave të tyre.

Pas kësaj ka reaguer këngëtari shqiptar Sabri Fejzullahu i cili shpreson të mos ketë fatkeqësi nga ky tërmend dhe përmend ndihmën e kroatëve ndaj shqiptarëve.

“Populli dhe politikanet Kroat na kan perkrahur dhe ndihmuar shume ne kohera te veshtira ne Shqiptareve ne Kosove.Lutemi qe te mos kete me fatekeqesi nga ky trmet qe e goditi sot .Gjithe popullit Kroat dhe vllezerve e motrave Shqiptare qe jetojne ne Kroaci Ju shpreh dhimbjen time per kte situat me lutje te Zoti qe te behet mire me sa ma pak viktima e deme materiale”, ka shkruar Fejzullahu në Instagram.