Mediat serbe, jehonë deklaratës të Baton Haxhiut

Një grup gazetarësh shqiptarë, analistësh apo njerëz të lidhur me politikën po shërbejnë së fundmi që Kosova të ketë destabilitet dhe shtetforimi i saj të jetë një problem i vazhdueshëm. Në një kohë që në të gjithë botën po lobohet fort që Kosova të njihet si shtet i pavarur, ku Perëndimi është investuar më fuqishëm se kurrë që edhe vendet e tjera përveç Serbisë të pranojnë Prishtinën si shtet me simbolet dhe me hartën e saj, ky grup i madh pro-serb vazhdon të mbështesë fuqishëm presidentin Aleksandër Vuçiçin.

“Lideri” i këtij grupi Baton Haxhiu, i cili ka bërë së fundmi një deklaratë skandaloze. Ai ka paralajmëruar se qeveria e Kosovës “do gjak” dhe se kjo pa nevojë e komplikon jetën politike në të ardhmen. Reagimi i tij ka bërë jehonë në mediat serbe.

Është “Blic” që e ka pasqyruar këtë sulm të tij ndaj shqiptarëve, Kosovës dhe lidershipit kosovar. Baton Haxhiu shprehet se në anën tjetër, me gjakun që po kërkon Prishtina, qeveria në Serbi do të jetë gati të përgjigjet. Haxhiu thotë se bashkësia ndërkombëtare po përpiqet t’i japë fund “farsës”, i cili shprehet se fajtore kryesore është Kosova. “Ajo që është më tragjike është se brenda farsës kërkojnë edhe një Mon Balaj të ri në jetën tonë dhe kjo po shihet prej avionit. Gjaku nuk na duhet sepse çdo gjak e vështirëson jetën politike në të ardhmen, armiqëson më shumë njerëzit. Fatkeqësia është se kjo qeveri po do gjak, dhe kur e ka përballë një qeveri në Serbi e cila është e gatshme për atë gjak, prandaj e kemi bashkësinë ndërkombëtare që po thotë lëreni farsën sepse ne jemi për të përfunduar procesin dhe ti je kundër saj”, ka thënë Haxhiu.

/Gazeta Sot.com.al