Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot nga Qeveria me një konfernë për shtyp deklaroi se nga dje edhe zyrtarisht Armata e shtetit është angazhuar drejpëdrejtë në të gjitha institucionet shtetërore, në anën e qytetarëve, familjeve dhe shtetit.
“Pjesëtarët e Armatës do të jenë çdokund ku do të jetë e nevojshme. E miratuam këtë vendim me fuqi ligjore për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që gjendemi”,theksoi Shekerinska.
Ajo gjithashtu njoftoi se është formuar shtab i përbashkët operativ me MPB-në, ku një ndër detyrat e këtij shtabi do të jetë edhe kontrolli të gjitha pikave kufitare, gjegjësisht të gjitha hyrje-daljet ilegale nga shteti.