29 qershor 1444, fitorja e Skëndërbeut në betejën e Torviollit

Shkruan: Dardan Emini

Kuvendi i Lezhës mbajtur në 2 mars 1444, me vendimet për krijimin sipas traditave të lashta shqiptare, një federatë për të luftuar bashkërisht sunduesit e huaj, dhe krijimin e formacionit ushtarak të përbashkët me në krye Gjergj Kastrioti Skëndërbeun,shtronte rrugën e luftës, me pushtuesit osmanë gjer në çlirimin e plotë të vendit.

Kronistët e kohës M. Barleti, Dh. Frëngu e të huaj si Xh. Biemmi, J.Ph.Fallmerayer shënojnë për mobilizimin e popullit arbërorë për luftë, fortifikimin e kalave, krijimin e një rrjeti informatorësh në pritje të ardhjes së ushtrisë osmane, beteja parë e forcave të Beslidhjes, shënjonte fatin e mëtejmë të popullit shqiptar.

Sikurse bashkohësit e renesansëns Evropiane, me fjalor dhe përshkrime idilike në veprën kushtuar Heroit, M. Barleti shkruan për fjalimin e Skëndërbeut drejtuar ushtarve të tij “Fati im e solli që un të vija e tju tregoja peshën e kësaj lufte, duhen rrëmbyer armët me kënaqsi, pasi t’i kemi këputur prangat e një skllavërie kaq të gjatë dhe ta kemi përzënë armikun nga vatrat tona, të shkojmë një jetë më të lume e ta gëzojmë përgjithmonë lirinë, vërjani vetes për qëllim që me këtë bashkim, ta shpëtoni përgjithmonë Epirin”.

Beteja njihet në historiografi me emrin simbolik beteja e Torviollit që nga shek. XVII nëpërmjet veprës së Xh. Biemmit dhe po kështu si datë të saj ai përmend 29 qershorin e vitit 1444. Barleti nuk e lokalizon saktësisht fushën e Torviollit, shkurt shënon “Ushtria shqiptare zuri vend në Dibrën e Poshtme, 80 mijë hapa larg Krujës, ndërsa K. Frashëri thekson për fushën e Shubmatit në veri të Peshkopisë.

Noli në veprën kushtuar Heroit, zhvillimin e betejës e cilson të ngjizur me fatin e kryengritjes, mes tjerash shkruan “Sulltan Muradi II, për të thyer kryengritjen Shqiptare, dërgoj Ali Pashën, më të zotin e gjeneralve të tij, me një ushtri prej 25000 vetash, kjo ushtëri hyri nga ana e Kosovës, dhe zbriti në Dibrën e Poshtme”.
Skëndërbeu për drejtimin e betejës ngarkoi Moisi Arianitin (Golemin), Tanush Topiën, Aidin Muzakën, Kont Uranin, Gjin Muzakën dhe Hamza Kastriotin, të shpërndarë tërhoqën në fushën e Torviollit ushtrinë osmane dhe e shpartalluan plotësisht.

Njëzëri kronistët dhe të dhënat kancelareske dëshmojnë për ngadhnjimin e ushtrisë së Beslidhjes, osmanët humbën 7000 trupa thekson K. Frashëri, “kështu i krishteri atë ditë siç e shpresonin dhe e prisnin të gjithë korri një fitore vërtet të madhe, më në fund, për komandantë dhe ushtarët do të mund të thosha këtë atë ditë luanët kanë komanduar luanë” shkruan Barleti.

Jehona e fitores në betejën e Torviollit ktheu vëmendjen e Evropës nga Shqipëria siç shkruan Noli ” Qarku diplomatik i Perëndimit u shtua me një hoborr të ri, me hoborrin e Krujës i cili tani nëmërohej në një radhë me hoborret e Romës, Venetisë, Napolit, Budapestit, edhe Burgonjës së Francës”.

Epopeja skëndërbegiane fillon me ngadhnjimin e ushtrisë së Beslidhjes në Betejën e Torviollit, besimi i popullit te Skëndërbeu dhe fillimi i pushtetit të përqëndruar me synimin për krijimin e mbretërisë arbërore.