Në Kosovë sot janë konfirmuar edhe 4 raste të reja të infektuar me koronavirus. Aktualisht në Kosovë janë të infektuar 28 persona me virusin COVID-19.
“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, njofton IKSHPK.