Policia i konfiskon një thikë dhe marihuanë një të riu në Tetovë

Mbrëmë (20-qershor) rreth orës 19:35, në rrugën “107” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria 18-vjeçarin V.L. nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit të kryer i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një thikë. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatiten parashtresa adekuate.