Einxhel dhe Dagz kanë krijuar lidhjen e tyre në shtëpinë e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.
Pas daljes nga ky format lidhja e tyre vazhdoi e madje u bë edhe më serioze, shkruan lajmi.net.
Madje çifti u bënë prindër për herë të parë.
Përgjatë kësaj kohe ato kanë jetuar herë në Kosovë e herë në Tiranë, por më në fund e kanë ndarë mendjen se ku do të jetojnë përfundimisht.
Në një intervistë për emisionin “1 Natë”, Dagz ka treguar se do të zhvendosen në Kosovë, pasi Einxhelit i pëlqen më shumë.
“Mua më pëlqen më shumë Tirana, Einxhelit i pëlqen Kosova. Prej një viti e disa muajsh që jemi bashkë udhetoj kryesisht unë ose ajo. Por nga muaji tjetër jemi në Kosovë përfundimisht. Einxhelit i pëlqen këtu edhe punën mendon ta vazhdojë në Kosovë”, ka thënë Dagz.