Pas arrestimit të Milun Milenkoviq, ka pasur një thirrje për mobilizim të qytetarëve serbë të jenë më afër vendit ku po mbahen protestat
Për dallim nga ditët e tjera sot në Zveçan, protestuesit nuk janë të përqendruar vetëm pranë objektit të komunës por po lëvizin edhe në vende te tjera.
Sipas gazetares Rina Mujku, sot forcat e rendit që po e ruajnë komunën janë më të pakta.
Edhe te floktari ku është arrestuar Milenkoviq, s’ka pasur shumë njerëz e as forca të shtuara të policisë.
Mujku tregoi se protestuesit serbë u kanë kërkuar që të mos xhirohen, pasi, sipas tyre, po kanë probleme në kalimin e kufirit, sidomos në Leposaviq.




