Abelard Tahiri nga PDK-ja ka reaguar pas anulimit të mbledhjes mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, ku për këtë fajëson e kritikon kryeministrin, Albin Kurti, raporton GazetaBlic.Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Albin Kurti po e tejkalon kufirin e legjitimitetit në të cilin mund të thirret një kryeministër i një vendi demokratik.
“E ardhmja e Kosovës është e ardhme e qytetarëve dhe ajo nuk mund të grabitet nga një politikan pa të ardhme”, shkroi tutje ai.
Shkrimi i plotë:
Anulimi i mbledhjes së përbashkët në mes të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, është shpërfaqja më fatkeqe e realitetit që na e ka sjellë në derë mentaliteti që po e izolon sot Kosovën në çdo hap e nga çdo anë. Albin Kurti po e tejkalon kufirin e legjitimitetit në të cilin mund të thirret një kryeministër i një vendi demokratik. E ardhmja e Kosovës është e ardhme e qytetarëve dhe ajo nuk mund të grabitet nga një politikan pa të ardhme.




