Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Çlirimit të Republikës së Kosovës, organizim ky i mbajtur nën patronatin e kreut më të lartë të Kosovës.
Postimi i Ganiut:
I nderuar që sot në Prishtinë mora pjesë në pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe me ftesë të Presidentes Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, Glauk Konjufcës, Kryetar i Kuvendit dhe Albin Kurtit, Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Pikërisht 24 vite më parë, pra më 12 qershor të vitit 1999 filloi marshimi i trupave paqesore ndërkombëtare në Republikën e Kosovës dhe kjo ditë tanimë njihet dhe shënohet si Dita e Çlirimit.






